Të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare

Aktuale

Të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht gjendja në kufi është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Sipas të dhënave të publikuar në ora 07:12, përveç pikës kufitare Dheu i Bardhë, vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja e qytetarëve për të hyrë në Kosovë është 30 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat