Çitaku për vendimin e MINT: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

Aktuale

Çitaku për vendimin e MINT: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:48
Vlora Çitaku

Të hënën në Prishtinë u protestua kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Për këtë vendim ka pasur shumë reagime, sidomos nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë.

“Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, tha Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat