Për herë të parë që nga paslufta po ndodhë kjo gjë në Mitrovicë, reagon Rron Gjinovci

Aktuale

Për herë të parë që nga paslufta po ndodhë kjo gjë në Mitrovicë, reagon Rron Gjinovci

Nga: A.ZH Më: 1 gusht 2023 Në ora: 09:09
Rron Gjinovci

Në Mitrovicë të Veriut, komunë me shumicë serbe në very të Kosovës, po vërehet mungesa e produkteve nga Serbia.

Kjo, sipas REL-it, po ndodhë për herë të parë në periudhën e pasluftës.

Për këtë lajm ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se kjo po ndodhë, për shkak se Qeveria Kurti nuk është e përfshirë në kontrabandë, sikurse ish-qeveritë.

“Sa e sa herë janë vendosë taksa 100% e 200% ndaj Serbisë, produkte serbe ka pasë, tash s'ka.

Pse? Se zyrtarët e qeverisë nuk janë të përfshirë në kontrabandë si përpara”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat