“Pastë gruaja jote fatin e Marigonës” - Avokati i Krivaqës ankohet se mori 1 mijë e 800 komente negative

Aktuale

“Pastë gruaja jote fatin e Marigonës” - Avokati i Krivaqës ankohet se mori 1 mijë e 800 komente negative

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:19
Pamje nga gjykata

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publiku, për mbrojtjen e të akuzuarit.

“Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.

Sipas tij, ky rast është ekzagjeruar nga publiku dhe konsideron se aktakuza është e dobët dhe joprofesionale.

Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar.

“Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat