Mediet bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Aktuale

Mediet bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:32
Pamje nga konferenca e Rozeta Hajdarit

Është bojkotuar nga shumica e mediave, konferenca e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas zhvillimeve rreth rastit të pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Më 14 qershor MINT ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova. Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministris së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat