Ramabaja ‘zbulon’ planet e Vuçiqit për Kosovën – ja çka po pret të ndodhë!

Aktuale

Ramabaja ‘zbulon’ planet e Vuçiqit për Kosovën – ja çka po pret të ndodhë!

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:31
Analisti politik, Sadri Ramabaja

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka komentuar politikën që po zhvillon Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës.

Ai në një postim më Facebook radhiti dy qëllimet kryesore të presidentit serb, ku një prej tyre është zvarritja e një marrëveshjeje që e detyron ta njohë Kosovën.

Krahas kësaj, Ramabaja theksoi se Vuçiqit po i shkon mirë plani për ndalimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në NAT.

“Sidoqoftë me zgjerimin e NATO-s në veri - anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca transatlantike i është afruar edhe më shumë objektivit për ta futur në rreth Rusinë, aleaten e Serbisë, ndërkaq rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, nënkupton edhe fillimin e presionit të shtuar ndaj Serbisë për ripozicionim të qartë gjeopolitik.

A do të thotë kjo se Vuçiqi do të mund të pres tutje fundin e luftës në Ukrainë, që të ketë mundësi më të mëdha për manovrim?”, shkroi ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në dy vitet e fundit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ndjekur dy qëllime kryesore në lëmin e politikës dhe sigurisë në raport me Kosovën: zvarritjen e arritjes së marrëveshjes që në qendër do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndalimin e rrumbullakimit të procesit të aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO.

Për shkak të luftës në Ukrainë, regjimi i Vuçiqit ia ka dalë që të ketë sukses në këtë plan.

Sidoqoftë me zgjerimin e NATO-s në veri - anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca transatlantike i është afruar edhe më shumë objektivit për ta futur në rreth Rusinë, aleaten e Serbisë, ndërkaq rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, nënkupton edhe fillimin e presionit të shtuar ndaj Serbisë për ripozicionim të qartë gjeopolitik.

A do të thotë kjo se Vuçiqi do të mund të pres tutje fundin e luftës në Ukrainë, që të ketë mundësi më të mëdha për manovrim?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat