Deliu: Demokracia vdes në errësirë Rozetë!

Aktuale

Deliu: Demokracia vdes në errësirë Rozetë!

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:36
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pasi mediat bojkotuan sot konferencën e ministres së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Deliu në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se kjo ka qenë një përgjigje meritore e gazetarëve karshi një ministre siç e quajti ajo, të papërgjegjshme.

Teksa të njëjtën e ka pyetur: Ku janë vaji, sheqeri e gruri.

“Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme.P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari, në shenjë pakënaqësie për revokimin e certifikatës biznesore të Klan Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat