Zëdhënësi i VV’së sulmon gazetarët që e bojkotuan Ministren Hajdari

Aktuale

Zëdhënësi i VV’së sulmon gazetarët që e bojkotuan Ministren Hajdari

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:37
Pamje nga konferenca e Rozeta Hajdarit

Shumica e gazetarëve sot kanë bojkotuar një konferencë të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në shenjë proteste për shkak të rastit të Klan Kosovës.

Për këtë ngjarje ka reaguar zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, i cili sulmoi gazetarët, duke thënë se Hajdari i ka prekur ata “në damarë të krimit”.

“I ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”.

Sapo doli në konferencë për media, gazetarët hoqën mikrofonat e vendosur nga foltorja ku Hajdari nisi fjalimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat