Tensionet në veri të Kosovës, reagon përsëri ambasadori amerikan

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, reagon përsëri ambasadori amerikan

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:16
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Diplomati amerikan shtoi se kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euro-atlantik.

“Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik”, u shpreh ai. 

“Ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është marrëveshja e Ohrit, Dhe fokusi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje nga të dyja palët. Nga Qeveria e Kosovës presim që të krijojë rrethanat dhe të marrin veprime që do e de-eskalojnë situatën në të cilat krijohen mundësitë që të përmbushen kushtet që të implementohen përgjegjësitë e të dy shteteve”, ka deklaruar Hovenier.

“Fillimisht ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ne jemi të interesuar që ajo të implemtohet. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra që të gjejë zgjidhje për veriun. Për Kosovën është me rëndësi që të të punohet me urgjencën që të negociohet me serbët lokal në mënyrë që ata të jenë pjesë e proceseve”.

Sipas tij, edhe Qeveria e Serbisë duhet që të merret me obligimet që i ka në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në këtë unë shpresoj dhe mendoj se konflikti nuk është zgjidhje”.

Ambasadori Hovenier i dha këto komente pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat