Deputetja e AAK-së: E qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat dhe me ardhë me të shërby ty

Aktuale

Deputetja e AAK-së: E qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat dhe me ardhë me të shërby ty

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:39
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka përkrahur bojkotin e gazetarëve ndaj konferencës së ministres së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Bytyqi ka pyetur ministren se si mendon që t’i mbyllë mediat dhe pikërisht ato të vijnë për t’i shërbyer asaj.

“Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar.

Ditë të këqija po vijnë për juve”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi:

E qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat një e nga një dhe pikërisht këto media me ardh me të shërby ty dhe interesave tua politike sikur nuk po ndodh kurrgjë? Epo ja që nuk shkojnë punët bash qashtu ministre.

Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve.

Sepse #demokraciavdesneerresire

#megazetaret #meklankosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat