Liburn Aliu pezullon projektin 140 milionë euro, reagon kompania: Ne nuk ndalemi!

Aktuale

Liburn Aliu pezullon projektin 140 milionë euro, reagon kompania: Ne nuk ndalemi!

Nga: N. Sh. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:31
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Ministri Aliu në konferencë për medie tha se pëlqimi mjedisor kësaj kompanie iu është dhënë pa dijenin e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas tij kjo është bërë pa i përfilluar ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit.

Për këtë arsye ministri Aliu tha se pas auditimit kanë shkarkuar edhe komisionin brenda ministrisë që ka dhënë pëlqim mjedisor.

Mirëpo, ministrit Aliu i ka reaguar kompania në fjalë.

Përmes një komunikate kompania në fjalë ka thënë se në mënyrë të befasishme ministri Aliu del në konferencë për shtyp dhe thotë se nuk e di se kush ka nënshkruar lejet e lëshuara nga MMPH.

Kompania thotë se Aliu po flet të pavërteta për projektin dhe kompanitë duke rrezikuar gjithë investimin dhe reputacionin e kompanive kredibile vendore dhe ndërkombëtare.

“Pse e bënë Ministri këtë gjë? Të vetmin shpjegim që mund të japim pasi ne posedojmë te gjitha lejet dhe dokumentacionin e lëshuar nga institucionet e Kosovës, është që Minstri është vendosur në shërbim të monopolit të mbeturinave dhe me ndikim politikë po deklarohet për çështje të vendosura nga ekspertët e lëmive përkatëse. Kjo formë e intereferimit dhe deklarimit në media përveç që është joprofesionale tregon sa nuk kuptohen dhe nuk mirëpriten investimet e mëdha dhe serioze që janë pikërisht të modeluara sipas standardeve Evropiane në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes së pastërtisë së hapësirave publike në funksion të shëndetit publik të qytetarëve të vendit. Është e pakuptimtë për ne se si Ministri shpenzon kohën e tij për të organizuar konferenca për shtyp për të komunikuar me investitor dhe të helmojë publikun me informacione të pavërteta”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për Medie lidhur me Konferencën për shtyp të Ministrit Liburn Aliu, 1 Gusht 2023

Ministri Aliu sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në mënyrë urgjente e spektakulare duke lëshuar një opinion me një varg të pavërtetash dhe qëndrime e deklarata pa bazë dhe pa referim në asnjërën nga ligjet e vendit.

Vetë fakti që Ministri Aliu del në konferencë për shtyp dy ditë para se të bëhet inagurimi i themelimit të fabrikës së përpunimit të mbeturinave tregon se sa joprofesionale dhe e shtyrë, si dhe e motivuar jashtëligjshëm është i gjithë qëndrimi i Minsistrit Aliu.

Ne po i shkruajmë dhe po paraqesim faktet, dokumentacionin dhe lejet e e siguruara sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi të Republikës së Kosovës. Kompania jonë në bashkëinvestim me kompani ndërkombëtare për më shumë se tre vite ka shpenzuar resurset dhe financat marramendëse për të kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara me ligjet e Kosovës dhe jemi pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës për të filluar me punën. Këtu përveç lejeve dhe punëve administrative që kemi përfunduar, ne kemi marrë tokat me qira, kemi kontraktuar operatorë lokal e ndërkombëtarë për kryerjen e punëve ndërtuese për fabrikën. Të gjitha këto janë pjesë e dokumentacionit që ne i posedojmë.

Në mënyrë të befasishme Ministri del në konferencë për shtyp dhe thotë se nuk e di se kush ka nënshkruar lejet e lëshuara nga MMPH dhe fletë të pavërteta për projektin dhe kompanitë duke rrezikuar gjithë investimin dhe reputacionin e kompanive kredibile vendore dhe ndërkombëtare. Pse e bënë Ministri këtë gjë? Të vetmin shpjegim që mund të japim pasi ne posedojmë te gjitha lejet dhe dokumentacionin e lëshuar nga institucionet e Kosovës, është që Minstri është vendosur në shërbim të monopolit të mbeturinave dhe me ndikim politikë po deklarohet për çështje të vendosura nga ekspertët e lëmive përkatëse.

Kjo formë e intereferimit dhe deklarimit në media përveç që është joprofesionale tregon sa nuk kuptohen dhe nuk mirëpriten investimet e mëdha dhe serioze që janë pikërisht të modeluara sipas standardeve Evropiane në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes së pastërtisë së hapësirave publike në funksion të shëndetit publik të qytetarëve të vendit. Është e pakuptimtë për ne se si Ministri shpenzon kohën e tij për të organizuar konferenca për shtyp për të komunikuar me investitor dhe të helmojë publikun me informacione të pavërteta.

Pyetja jonë kryesore është se në çka dhe në cilin ligj specifikisht Ministri referohet kur tenton të degradojë dhe sabotojë projektin? Të gjitha aftet ligjore për ankimim të vendimeve të marra nga institucionet gjegjëse kanë kaluar dhe e vetmja formë për të sfiduar këto vendime janë rrugët ligjore në procedurë gjyqësore që sigurojnë drejtësi dhe trajtim të pavarur nga politika dhe interesat grupore që mund të jenë shtytësit kryesor që Ministri të sillet në këtë formë.

Andaj, ne do të vazhdojmë ekzekutimin e punëve sipas leje te marra dhe do të sigurohemi që asnjë tejkalim të mos ndodhë, ndërsa të gjithë ata që janë të interesuar për detajet apo çfarëdo lloj monitorimi të këtij projekti madhor që arrinë vlerën deri në 140 milionë euro në interest të shtetit janë të mirëseardhur në vendpunishten tonë.

Gjëja e fundita që duam të ju tërheqim vëmendjen publikut është se Ministri gjatë gjithë konferencës për shtyp i është referuar projektit si “INCENERATOR” përderisa në të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare përfshirë edhe lejet e lëshuara nga MMPH dhe Komuna e Ferizajt ky emërtim nuk përdoret asnjëherë. Kjo ose është tendencë për të barazuar çështjet me projektet tjera problematike që është manipulim me publikun, ose Ministri e ka fjalën për ndonjë projekt tjetër, e nuk e di fare se për cilin projekt bëhet fjalë!

Ju falemnderit shumë për vëmendjen tuaj!

​​​Me respekt,

​​​​​​ERDI RProducts SH.P.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat