Patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, flet Sveçla

Aktuale

Patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, flet Sveçla

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:53
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me fillimin e patrullimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

“Ky patrullim i përbashkët i policive tona i cili ka ardhur si nevojë nga përdorimi i shumtë i akseve tona rrugore nga qytetarët dhe mërgata, do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve, sigurinë rrugore dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka apeluar te qytetarët dhe mërgimtarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion.

“Apeloj të gjithë qytetarët tanë, mërgatën tonë që kanë ardhur të takojnë më të dashurit në vendlindjen e tyre, që të kenë kujdes maksimal në komunikacion.

Çdo veprim i kujdesshëm shpëton jetë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat