Dialogu pa rezultate, kërkohet konferencë ndërkombëtare

Aktuale

Dialogu pa rezultate, kërkohet konferencë ndërkombëtare

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 08:36
Pamje nga Brukseli

Bashkimi Evropian e ka cilësuar të vështirë procesin e dialogut Kosovë-Serbi për shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme për arritjen e një marrëveshje normalizuese përfundimtare.

Në mungesë të rezultateve është ringjallur ideja e një konference ndërkombëtare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e pa si mundësi të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve. Ideja mori mbështetje edhe nga Këshilli i Evropës. Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se nga rrjedha e dialogut konferenca ndërkombëtare është e pashmangshme.

‘’procesi i dialogut është i tillë që domosdoshmërisht do të përfundojë me një konferencë ta madhe që do të merrej një vendim historik….”

Por, për politologun, Fidan Ukaj, një ide e tillë nuk është në favor për Kosovën.

‘’nëse do të kemi një konferencë ndërkombëtare sigurisht se Serbia do të ketë kërkesa të reja…dhe propozimet e Serbisë do të ishin vetëm pëngesë…”

Kundër idesë për një konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi më herët u deklarua kryeministri Kurti. Sipas tij, e rëndësishme është që të zbatohen marrëveshja bazike.

‘’Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit”.

Qeveria është shprehur e gatshme për takime në Bruksel në kuadër të dialogut i cili pritet të rinis në fillim të shtatorit me një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuciq. Analistët politik Artan Muhaxhiri dhe Fidan Ukaj thonë se në shtator dialogu Kosovë-Serbi do ta ketë një dinamikë të re për shkak se, sipas tyre, është sosur durimi i faktorit ndërkombëtar.

Nisur nga mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët e BE-së thonë se konferenca ndërkombëtare do të organizohej prej disa nga vendet e BE-së që janë aktive duke qenë në koordinim të ngushtë edhe me BE-të që të gjendet një zgjidhje e zgjatë normalizuese Kosovë-Serbi.

Deri në një zgjidhje afatgjate, BE-ja u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të fokusohen për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat