Pamje/ Frashër Krasniqi takon Kusari-Lilën, e pyet për Radojçiqin - Ja si reagoi ajo

Aktuale

Pamje/ Frashër Krasniqi takon Kusari-Lilën, e pyet për Radojçiqin - Ja si reagoi ajo

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:09
Mimoza Kusari Lila

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemkorate (PSD) ka pyetur shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për telefonatat me Radojqiçin, në rast se me të ka zhvilluar biseda të tjera.

Krasniqi ka publikuar një video në Facebook duke e pyetur Kusari-Lilën se “a po vazhdon koordinimi me Millan Radojiçiqin”.

“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe.

Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel”, ka shkruar ai.

Ndonëse përgjigjet e Kusari-Lilas nuk dëgjohen, e njëjta shihet duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat