Mustafa i LDK-së për ministren Hajdari: Çuditem qysh Kurti nuk e shkarkon

Aktuale

Mustafa i LDK-së për ministren Hajdari: Çuditem qysh Kurti nuk e shkarkon

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:41
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se përveç keqpërdorimeve që u publikuan në media, ministrja Rozeta Hajdari ka shumë probleme të tjera.

Ai tha se “çuditet” me kryeministrin Kurti që nuk e shkarkon.

“Është një ministre që është në Gjykatë, në një proces gjyqësor për shkeljen e një vajze 9-vjeçare. Dhe është e dënuar nga Gjykata për mosdeklarim të pasurisë.

Pra kemi 3 elemente problematike ligjore, gjyqësore me ministren Hajdari dhe çuditem qysh kryeministri Kurti nuk e shkarkon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat