Hekuran Murati jep detaje për rimbursimin e Trustit, ja sa persona përfituan

Aktuale

Hekuran Murati jep detaje për rimbursimin e Trustit, ja sa persona përfituan

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:54
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se Qeveria e Kosovës sot ka transferuar 5.4 milionë euro tek Trusti pensional, për të rimbursuar grupin e parë të kontribuesve që kishin tërhequr 10% të mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, rimbursimi për grupin e parë përfshin të gjithë ata që kishin tërhequr 10% të mjeteve dhe që tashmë janë dalë në pension, apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023.

“Sipas metodologjisë së përcaktuar, rimbursimi për grupin e parë përfshin të gjithë ata që kishin tërhequr 10% të mjeteve dhe që tashmë janë dalë në pension, apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Vitin e ardhshëm pastaj do të rimbursohen të gjithë ata që dalin në pension në vitin 2024, e kështu me radhë çdo vit, deri në vitin 2028 kur pritet të përmbyllet plani i rimbursimit”, tha ai.

“Shpërndarja e mjeteve për grupin e parë prej 12,090 personave është bërë sot nga Trusti, nëpër llogaritë e përfituesve, dhe nuk ka nevojë për aplikim apo ndonjë veprim tjetër nga ana e përfituesve sepse transferi bëhet automatikisht nëse janë plotësuar kriteret”, tha tutje Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat