Nipi i Jakup Krasniqit i del në mbrojtje protagonistit të përgjimeve: Nuk është militant i asnjë partie

Aktuale

Nipi i Jakup Krasniqit i del në mbrojtje protagonistit të përgjimeve: Nuk është militant i asnjë partie

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 00:22
Jakup Krasniqi

Arian Krasniqi, nipi ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje Enver Hajrullahut, protagonistit të përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Hajrullahu, ishte caku i presionit për të nënshkruar kontratën rreth grurit edhe pse disa ton mungonin. Ai kishte refuzuar ta bënte këtë.

Megjithatë, Krasniqi mbrojti Hajrullahun, për të cilin u shpreh se nuk ka qenë as nuk është kurrë militant partiak.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi zyrtarë të lartë të LVV-së akuzuan Hajrullahun se është njeri i Nismës Socialdemokrate dhe se i njëjti ishte punësuar si certifikues në MINT, në periudhën kur partia e Fatmir Limajt drejtonte ministrinë e Tregtisë.

Sipas Krasniqit, Hajrullahu njihet si njeri profesional dhe parimor.

“Enver Hajrullahu edhe mund te kete bindje a angazhim politik, por nuk ka qene e as nuk eshte kurre militant partiak. Ai ne angazhimet e tija publike a politike njihet se pari njerezor, e pastaj profesional e parimor”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Lincimi i tij nga sherbetoret partiak eshte vec shperfaqje e frikes dhe shqetesimit qe kane per te bemat e tyre, por kurre per ligjshmeri, objektivitet e arsye. Nga aq sa e njoh dhe kam punuar bashke me Enverin, ai lojal eshte ne debate e komunikim, por i panegociueshem eshte ne zbatimin e ligjit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat