Musliu përmend emra: Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve tentojnë të krijojnë tensione ndëretnike

Aktuale

Musliu përmend emra: Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve tentojnë të krijojnë tensione ndëretnike

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 09:04
Drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu

Drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu ka thënë sot se përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve, janë përfshirë në Ballkanin Perëndimor kryesisht përmes kishës serbe, duke provuar që të ngrisin tensione ndëretnike.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në një postim në Facebook shkruan se e kaluara e tyre është e komprometuar, jo vetëm në vendet e origjinës me sistem liberal e demokratik, por edhe në vende ku kanë shërbyer gjatë karrierës.

Lexoni të plotë postimin e Aliut:

Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve, janë përfshirë në Ballkanin Perëndimor, kryesisht përmes kishës serbe, duke provuar që të ngrisin tensione ndëretnike; duke targetuar audiencë antishqiptare, antisemite, antiamerikane dhe shumë proruse. E kaluara e tyre është e komprometuar, jo vetëm në vendet e origjinës me sistem liberal e demokratik, por edhe në vende ku kanë shërbyer gjatë karrierës.

Disa nga ta, si ushtaraku Jacque Hogard, gjersa në Ruanda akuzohet për përgjegjësi gjenocidi, në Kosovë ka provuar që t’iu asistojë ekstremistëve serbë në Mitrovicë në vitin 1999.

Arnaud Gouillon, dikur kandidat për president të Francës, është maskuar me aktivitetin “humanitar” për serbët e Kosovës, porse synimin kryesor e ka vënë te organizimi i protestave politike kundër Kosovës dhe politikave liberale perëndimore. Sot, ai gjendet i përfshirë si serb i natyralizuar në qeverinë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat