Incidenti në Prishtinë, Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve

Aktuale

Incidenti në Prishtinë, Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:26
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të nisin urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në vend.

Ky reagim i Kica-Xhelili vjen pas incidentit të mbrëmshëm me armë në një kafiteri në Prishtinë. Kica-Xhelili ka deklaruar se pret nga sistemi i drejtësisë që kryerësit e veprës t’i mbajë përgjegjës.

Në raste si ky nuk ke si të mos mendosh për drejtimin që po merr shoqëria jonë, për mungesën e mirëkuptimit e vlerësimit të jetës e dinjitetit të njëri tjetrit, për arsyet e këtij mllefi kolektiv e për domosdoshmërinë e një rikëndelljeje mbarëshoqërore.

Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë!  Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës”, ka shkruar Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat