Mefail Bajqinovci reagon pas vrasjes në lokalin e Uran Ismailit

Aktuale

Mefail Bajqinovci reagon pas vrasjes në lokalin e Uran Ismailit

Nga: N. Sh. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:10
Mefail Bajqinovci

Mbrëmë ndodhi një ngjarje tejet e rëndë në një kafene në Prishtinë, ku një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndërsa dhjetëra të tjetër janë lënduar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas kësaj vrasje, ku thotë se vrasja ndodhi në lokalin e Uran Ismailit.

Reagimi i Bajqinovcit:

Lajm shumë i rënd humbja e një jete dhe plagosjet e mbrëmshme në Prishtinë. Ngushëllime familjes ndërsa të lënduarve e të plagosurve, shërim të shpejt.

Çfarë po ndodh me këtë lokal ku shumë shpesh ndodhin raste të tilla?! Ajo që më bën po ashtu përshtypje mënyra se si po raportohet kjo ngjarje e dhimbshme në një lokal që është hera e dytë që ndodhin vrasje, duke heshtur faktin se ai është i Nenkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili. Po të ishte i ndonjë anëtari të VV-së, do të kishim një tjetër frymë raportimi.

Edhe njëherë shpreh keqardhje për çfarë ka ndodhur mbrëmë dhe lutem që mos të na ndodhi asnjëherë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat