Buzhala thotë se duhet të arrestohet Uran Ismaili, pas vrasjes në Bon Vivant

Aktuale

Buzhala thotë se duhet të arrestohet Uran Ismaili, pas vrasjes në Bon Vivant

Nga: N. Sh. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 13:34
Uran Ismaili

Ish-zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka reaguar pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në lokalin Bon Vivan.

Ky lokal është i nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismailit.

Në Bon Vivant kishte ndodhur edhe një vrasje tjetër në vitin 2014.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, thotë se, Uran Ismaili duhet të arrestohet qysh sot.

Madje ai shkruan se në këtë lokal kanë ndodhur vrasje e 100 të zeza.

Postimi i plotë:

Dmth 21 të lënduar e plagosur, një i vrarë në lokalin e nënkryetarit të PDK'së, Uran Ismailit. Asnjë media nuk po e ceke qe ai eshte lokali i tij dhe aty kane ndodhe vrasje e 100 t'zeza vazhdimisht.   Mendojeni me pas kanë lokali i dikujt ne pushtet, menjehere kishin thirre protesta. E, imagjinoni me pas kanë rast i vrasjeve të përserituna ne kete lokal famkeq, e lokali mos me u mbylle.

A e dini pse nuk reagojne: Se Uranin e kane shok te ngushte e rrine dite e nate me te. Ai duhet arrestu qysh sot. 

Kur thash dje sa po nisna me qene agresiv kunder qeverise, po kthehna, per qeto pune e kisha fjalen. Une nuk mund te rreshtohem krah njerzve qe per shkak te bizneseve te tyne vriten njerez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat