Familja e Haki Imerit padisin Milaim Zekën – zbulojnë se “Znaqka” me ndihmën e tyre ka dëshmuar në Gjykatë Speciale!

Aktuale

Familja e Haki Imerit padisin Milaim Zekën – zbulojnë se “Znaqka” me ndihmën e tyre ka dëshmuar në Gjykatë Speciale!

Nga: N. Sh. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:55
Imer Imeri, Gazmend Halilaj dhe djali i Haki Imerit, Kastrioti

Imer Imeri, vëllai i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Hakiut, i kanë reaguar Milaim Zekës, pas një padie që i kanë bërë ditë më parë, e që Zeka sipas kësa familje i ka kërcënuar dhe ka shpifur kundër tyre.

Imeri në reagimin e tij, thhotë se, Zeka ka shpifur para organeve të drejtësië, dhe po vazhdon edhe me kërcënime e shantazhe ndaj kësaj familje.

Ai tregon se padinë kundër Zekës e ka bë vet ai, dhe jo vëllai i tij Faiku.

Ai ka përshëndetur organet e drejtësisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Reagim:

Shpifja dhe kërcënimi i radhës i Milaim Zekës kundër familjes Imeri vazhdon.

Sikurse edhe më herët, në pamundësi për t’i faktuar shpifjet e veta para organeve të drejtësisë, Milaim Zeka, e vazhdon me shpifjet, gënjeshtrat kërcënimet shantazhet e tij të radhës, edhe të drejtëpërdrejta kundër familjes sonë.

Padia të cilën e kemi dorëzuar kundër Milaim Zekës, për kërcënim, frikësim, shpifje shantazh, perndjekje linçim e masa tjera kriminale  kundër familjes sonë, më në fund duket se kane filluar të merren seriozisht nga Organet e Drejtësisë së Kosovës, të cilat e paskan intervistuar Milaim Zekën.

Është për t’u përshëndetur fakti se Organet e Drejtësisë së Kosovës, për herë të parë pas luftës vepruan për të intervistuar të përfshirët ne formulimin e listave te vrasjeve politike dhe ne pergaditjen e terenit per eleminimin e kundershtareve politik me tutje.

Në emër të familjes Imeri, unë, Imer Imeri e kam paditur Milaim Zekën për shpifje, frikësime, kërcënime etj. kundër nesh.

Milaim Zeka e din mirë se nuk e ka paditur Faik Imeri,  dhe as qe eshte marre me te akoma.

Une vëllai i madh, Imer Imeri, njëkohësisht deshmitari hapur i Gjykates Special t' kam paditur ne institucionet e Kosoves dhe jo ne Hage per fushaten ogurzeze e shpifese qe ke bere ndaj neve si famijle pa rreshtut per ma shume se nje vit .

Për sqarim publik kësaj radhe do t’i kujtojmë opinionit se Milaim Zeka ka kerkuar takim me prokuroret e Gjykates Speciale qysh ne  vitin e 2016 dhe vellau i jone ia ka realizuar deshiren e zjarrte te   Milaim Zekes qe te takohet me kryprokurorin amerikan te asaj kohe te Gjykates Speciale.

Personi ne fjale pastaj vetë e ka pranuar/konfirmuar publikisht ne emisionin TV-7 2018  se është takuar me Prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ai takim sipas te dhanave ka zgjatur pothuajse tri dite. Se çka ka deshmuar ato tri dite Milaimi dhe takimet pasuese qe ka pasur me prokuroret e Hages sigurisht qe nje dite do kuptohen.

Shteti i Kosovës duhet të dëshmojë se drejtësia është e shenjtë.

Ashtu siç ka filluar me intervistimin e këtij kërcënuesi, shantazhuesi  linquesi dhe ata që frikësojnë dëshmitarët dhe anëtarët e familjarëve të të vrarëve politikisht pas luftës, do te duhet te jene target i drejtesise se Kosoves.

Këtë e bënë duke i mbrojtur lëndët e kësaj natyre dhe duke dëshmuar se nuk duhet vetem Gjykata Speciale te merret me çeshtjet tona, por te jene institucionet tona qe mbrojne te verteten dhe luftojne krimin e organizuar qe eshte i maskuar me patriotizem te rreme.

Imer Imeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat