Nexhmedin Spahiu përgëzon policinë e Kosovës: Ulja e kriminalitetit në veri, meritë e juaja

Aktuale

Nexhmedin Spahiu përgëzon policinë e Kosovës: Ulja e kriminalitetit në veri, meritë e juaja

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:51
Analisti Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në një lidhje direkte për Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet e fundit që po ndodhin në veri të Kosovës.

Spahiu tha se situata në veri të Kosovës duket se është qetësuar dhe se policia ka tërhequr rreth 25% të trupave të saj.

Ai shtoi se rendi dhe siguria në Veri ka një përmirësim të ndjeshëm, ku ulja e kriminalitetit është meritë e policisë së Kosovës.

“Do të varet shumë edhe nga qëndrimi i ndërkombëtarëve, asnjëherë veriu i Kosovës nuk ka qënë më i integruar se sa tani, asnjëherë rendi dhe ligji nuk ka funksionuar në shumicën e kohës, që pas lufte e këtej, më funksional sesa tani. Madje mund të them se rendi dhe ligji në veri të Kosovës po respektohet më mirë sesa në vetë Prishtinën. Besoj që Policia e Kosovës me gjithë angazhimin e vet në Veri ka merituar notë jashtëzakonisht të lartë si institucion, në dallim prej shumë institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës që lënë për të dëshiruar, sidomos gjykatat , prokuroritë dhe inspektoriatet”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat