Ankohen mërgimtarët, përballen me pritje të gjata në Merdare

Aktuale

Ankohen mërgimtarët, përballen me pritje të gjata në Merdare

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 19:18
Merdare

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i KosovaPress në pikë kalimin kufitar në Merdare, pritjet më të gjata ishin në hyrje.

Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës deri në tri orë.

Bashkatdhetari që jeton dhe vepron në Gjermani, Florenti tregoi për KP se ka pritur me orë të tëra në hyrje të Kosovës.

Ai foli edhe për mundësitë e kthimit në vendlindje, por me një kusht.

Florneti: Pritjet janë të gjata në kufi

"Jemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë… (Duhet me u rregullua) Mjekësia numër një, shkollimi numër dy këto dy sene”, theksoi ai.

Të njëjtën ankesë për kolonat gjatë rrugës për Kosovë e thotë edhe qytetari nga Gjermania, Arben Raçi

Raçi: Gati 24 orë rrugë jemi, tre orë kolona

“Tri orë kemi pritur, e lodhshme shumë, ia vlen me pritë, por shumë… Po që pritëm tri orë, ndoshta me pritë 20 minuta mirë kish qenë, qe 24 orë rrugë jemi", theksoi Raçi.

Po ashtu edhe bashkatdhetari Mehmet Krasniqi thotë se kolonat i kanë shkaktuar vështirësi, por shton se për Kosovën ia vlen gjithçka.

Krasniqi: Për Kosovë ia vlen gjithçka, kolonat e mëdha

"Po shumë edhe plus shiu na ka mundu prej Gjermanisë deri në Serbi, por për Kosovën ia vlen gjithçka përndryshe kolonat e mëdha shumë", tha Krasniqi.

Po ashtu edhe Lirigzon Cufaj thotë se ka pasur kolona të gjata, por kanë kaluar rrugës mirë.

Cufaj: Kolona ka pasur shumë

“Mirë kemi kaluar, kemi ardhur nga Austria, boll ka pasur kolona po kemi kaluar mirë valla, për familje për gjithçka", Cufaj.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat