“Çka nuk është normale, mos na i bëni moderne”, Balje me reagim të ashpër për përformancën e hapjes së “Dokufest”

Aktuale

“Çka nuk është normale, mos na i bëni moderne”, Balje me reagim të ashpër për përformancën e hapjes së “Dokufest”

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 07:58
Duda Balje

Në hapjen e festivalit “Dokufest” në Prizren një grup kanë përformuar duke kërkuar të drejta për komunitetin transgjinor.

“Trans Rights Now” ishte mbishkrimi i njëri nga përformuesit, ku disa nga ta kanë dalë në skenë nudo.

Kjo përformancë e hapjes ka ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve, ku ndër ta deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se “gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne.”

Ajo tutje ka shkruar duke thënë që të mos prekin në frymën tradicionale dhe kulturore të Prizrenit.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor! Pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund. P.S. Shpresoj që organizatorët të mos i kanë sjellë fëmijët e tyre , të mitur, me vete në hapjen e kësaj.” – ka shkruar Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat