13 vjet nga vdekja e Sabit Veselit

Aktuale

13 vjet nga vdekja e Sabit Veselit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 08:17
Sabit Veseli

Sot mbushen 13 vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme nga mosha 17-vjeçare, ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushonte së vepruari dhe luftuar deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij ishte vërejtur në vitin 1981 kur kishte organizuar demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Sabitit në demonstratat e vitit 1981 kishte bërë që ai të binte në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e kishin arrestuar dhe dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim.

Veseli kishte vazhduar jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për t’a vazhduar atë gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sabit Veseli kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës, më 6 gusht 2010./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat