Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë

Aktuale

Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 14:25
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat