Përfundon seanca ndaj të dyshuarve në rastin “Bon Vivant” - flet avokati i ‘italianit’

Aktuale

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve në rastin “Bon Vivant” - flet avokati i ‘italianit’

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:25
Andi Pajaziti

Ka përfunduar seanca ndaj të dyshuarve në rastin “Bon Vivant”.

Gjykata Themelore e Prishtinës, brenda 48 orëve pritet të marrë vendim për caktimin e masës.

Kështu tha Fanol Krasniqi, avokat i Andi Pajazitit, i njohur si “Italiani”.

Nuk ka vendim. Presim që nesër ose pasnesër të merret vendimi”, tha Krasniqi.

Krasniqi ndër të tjera tha se klienti i tij do t’i nënshtrohet edhe një operimi.

Z. Andi Pajaziti, i është nënshtruar një operimi në natën kritike. Ai pritet t’i nënshtrohet edhe një operimi në krahrorin e majtë. Gjendja e tij është stabile. Më pas të shohim se cila është procedura e ardhshme”, tha ai për Klankosova.tv.

Të premten në Prishtinë në lokalin “Bon Vivant”, ka ndodhur një incident ku ka mbetur të vdekur një person dhe 17 të tjerë janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat