Kujdes pamje të rënda: Ky është momenti i vrasjes dhe plagosjeve në “Bon Vivant”

Aktuale

Kujdes pamje të rënda: Ky është momenti i vrasjes dhe plagosjeve në “Bon Vivant”

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:27
Pamje nga përleshja

Tashmë janë bërë publike pamjet e momentit të përplasjes me armë zjarri në ‘’Bon Vivant’’, rast nga i cili mbeti i vrarë një person, dhe shumë të plagosur.

Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente.

Në një regjistrim nga kamerat e sigurisë, që ka postuar Jepi Zë, shihet qartë çasti kur të involvuarit nisin rrahjen, duke goditur fillimisht me shishe qelqi.

Më pas, situata tensionohet tutje edhe me të shtëna breshëri armësh zjarri duke përfunduar edhe në fatalitet.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat