Mustafa i LDK-së: Sekreti i shtetit = me trashë xhepin, braVVo

Aktuale

Mustafa i LDK-së: Sekreti i shtetit = me trashë xhepin, braVVo

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:05
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar për aferat e miellit dhe grurit, të publikuara nga Gazeta Nacionale.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 10 milionë euro i janë falur furragjisë së mallahës, shokut të vet, për me pagu mallin që nuk vjen kurrë.

Ai tutje ka shkruar se paret i jepen furragjisë pa asnjë procedur, e ai ja jep shokut në Poloni pa asnjë procedurë, sepse është “sekret shtetëror”.

Postimi i plotë:

Sekret shtetëror” me ja falë 10 milionë euro furragjisë t’mahallës, shokut t’vet, me pagu mallin që nuk vjen kurrë.

Natyrisht, paret i ipen furragjisë pa asnjë procedurë, e furragjia ia jep shokut t’vet në Poloni pa asnjë procedurë, sepse “sekret shtetëror”.

Sekreti i shtetit = me trashë xhepin. BraVVo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat