Dyshimet për të shtëna afër Ortopedisë ku po ruhet “Italiani”, flet drejtori Gani Jashanica

Aktuale

Dyshimet për të shtëna afër Ortopedisë ku po ruhet “Italiani”, flet drejtori Gani Jashanica

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 13:39
Andi Pajaziti

Gazeta raportoi sot se mbrëmë dyshohet se ka pasur të shtëna me armë, në afërsi të Klinikës së Ortopedisë, ku po ruhet nga Policia, i dyshuari për vrasjen e rëndë në Bon Vivant, Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani”.

Drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica, ka thënë se jozyrtarisht ka kuptuar që jashtë Klinikës, të dielën në mbrëmje ka pasur të shtëna me armë.

Ai po ashtu e ka konfirmuar se janë shtuar forcat e Policisë afër kësaj klinike, ku Pajaziti po trajtohet si pasojë e plagëve që mori në natën kritike.

“Nga ekipi kujdestar jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo jozyrtarisht kemi dëgjuar se ka pasur të shtëna jashtë klinkës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai.

Sipas informacioneve të para, pas dyshimeve për të shtëna, Policia ka intervenuar mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.

Ndryshe, dje është mbajtur seanca ndaj Pajazitit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndaj të cilëve, Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Por këtë masë sigurie, i riu me të kaluar kriminale, nuk po e shijon në “qeli”, pasi duhet t’i nënshtrohet një intervenimi.

Pajaziti dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat