Daçiq përfshihet në debatin rreth njohjes së mundshme të Kosovës nga ana e Ukrainës

Aktuale

Daçiq përfshihet në debatin rreth njohjes së mundshme të Kosovës nga ana e Ukrainës

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:20
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia po i përcjell “me kujdes” qëndrimet e Ukrainës për çështjen e Kosovës dhe se me njohjen e pavarësisë së Kosovës, “ai vend do të dëmtonte veten”.

Daçiq, lidhur me deklaratën e analistit Edward Joseph, i cili tha se me nënshkrimin e letrës dërguar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Ukraina është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha se në këtë mënyrë Ukraina do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial.

“Me njohjen e Kosovës, Ukraina do t’i bënte vetes një dëm të madh, sepse do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve.

Ne do t’i monitorojmë me kujdes pikëpamjet e tyre për këtë çështje”, tha Daçiq.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, është një nga nënshkruesit e letrës drejtuar BE-së dhe SHBA-së, në të cilën kërkohet që të “mbajnë një qëndrim më kritik ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, për të cilin Joseph tha se nënshkrimi i tij ishte më i rëndësishmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat