Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, ky është emri që pritet ta zëvendësojë

Aktuale

Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, ky është emri që pritet ta zëvendësojë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 09:57 Përditësuar në ora: 11:15 më 08.08.2023
Armend Mehaj

Mehaj konfimon se ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti, ja arsyet

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai në një prononcim e ka konfirmuar largimin nga qeveria.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci

Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, ky është emri që pritet ta zëvendësojë

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.

Sipas burimeve Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat