Qeveria sot pritet të marrë një vendim të rëndësishëm për klubet e natës

Aktuale

Qeveria sot pritet të marrë një vendim të rëndësishëm për klubet e natës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 10:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 10:00.

Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sot në mbledhjen e qeverisë do të shqyrtohet një projekt-udhëzim administrativ lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në Klubet e Natës.

“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme (MPB)”, thotë pika e katërt e rendit të ditës.

Image
Pikat

Gjithashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe çështje të tjera me rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat