Kurti njofton për 8 profilet e reja që do të shtohen në arsimin dual

Aktuale

Kurti njofton për 8 profilet e reja që do të shtohen në arsimin dual

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar se duke filluar nga muaji shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja në arsimin dual.

Këto profile që i ka treguar Kurti përmes një postim në Facebook janë: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist.

“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual.

Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar Kurti, të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat