Deliu: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri

Aktuale

Deliu: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:47
Blerta Deliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri të vendit.

Ajo ka shtuar se është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka sjellë pasojat e veta.

“Është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka edhe pasojat e tjera në emërimet të cilat i kemi parë. Sot kemi bërë përpjekje që të shpërfaqim para qytetarëve mënyrën se si kryeministri duke filluar me himnizimin e Oliver Ivanoviqit, emërimin e fundit të një personi, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit dhe veprime të tjera të koordinuara me kriminelin e kërkuar nga ShBA, MB dhe nga organet e sigurisë në Kosovë, Radojiçiqin”, ka thënë Deliu në KlanKosova.

“Do të thotë ka një koordinim të qartë të kësaj qeverie me emërimet e pafundme të cilat cenojnë shtetin e Kosovës. Po flasim për një person, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat