Kjo është gjendja e tre të plagosurve në një kafiteri në Runik të Skenderajt

Aktuale

Kjo është gjendja e tre të plagosurve në një kafiteri në Runik të Skenderajt

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Tre personat të cilët janë plagosur në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar se tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Kliniken e Ortopedisë.

Kështu tha ai shkurt për insajderin duke mos dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tyre.

Ndryshe nga ky rast ka mbetur i vrarë një 39 vjecarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se ka hetimet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat