Dalin pamjet e vrasjes së rëndë në Runik të Skenderajt

Aktuale

Dalin pamjet e vrasjes së rëndë në Runik të Skenderajt

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 09:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai më tutje.

Deri më tash nuk dihen arsyet e as rrethanat.

Pamjet nga kjo ngjarje mund ti shihni si më posht:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat