Berisha: Ushtarët e UÇK-së i akuzojnë për mercenar, ata të Millosheviqit i avancojnë nëpër pozita qeveritare

Aktuale

Berisha: Ushtarët e UÇK-së i akuzojnë për mercenar, ata të Millosheviqit i avancojnë nëpër pozita qeveritare

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:23
Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për emërimin e ish-ushtarit të Serbisë në pozitën e zëvendësministrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtarët qeveritarë ushtarët e UÇK-së po i akuzojnë për mercenar, ndërsa ushtarët e Millosheviqit po i avancojnë nëpër pozita qeveritare.

“Albin me ne a me arushat je!? Ushtarët e UÇK-së i akuzojn për mercenar, ndërsa ushtarët e Millosheviqit (JNA) i avancojn nëpër pozita qeveritare!!! Regjimi i Albinit dhe njerëzit rreth tij kërkojn dëshmitar të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, dëshmojn me fytyra të fshehura në Hagë, si dhe bëjn fushatë të poshtër , fyese e linçuese nëpër rriete sociale, me propagand serbo-ruse kundër eksponentëve të UÇK-së.

Derisa bëhet “gjuetia e shtrigave” kundër vlerave sublime të këtij vendi, në anën tjetër regjimi aktual në Kosovë, pasi rehabilitoj kriminelin serbë Oliver Ivanaviq i cili kishte bër krime në Mitrovicë, ditëve të fundit nëpër pozita shtetrore ka filluar të emroj pjestar të ushtrisë së Millosheviqit”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat