Ish-ministri i Integrimeve Evropiane: Kurti do të jetë i detyruar ta themelojë Asociacionin, dorëheqja do ta shpëtojë nga ky fat

Aktuale

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane: Kurti do të jetë i detyruar ta themelojë Asociacionin, dorëheqja do ta shpëtojë nga ky fat

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:36
Bekim Çollaku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të detyrohet ta themelojë Asociacionin.

Kështu, ka thënë ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Çollaku beson se vetëm dorëheqja do të mund ta shpëtojë Kurtin nga ky fat.

“Nuk di se çfarë do të bëj Kurti, dhe kam frikë se as ai vet nuk e di se çfarë do të bëj. Por një gjë është e sigurt, Kurti do të jetë i detyruar ta themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kjo do mbetet trashëgimia e vetme politike e tij. Vetëm dorëheqja eventuale mund ta shpëtoj atë nga ky fat”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat