Avokati Vërtopi: Numri i vrasjeve mund të rritet nëse nuk merren masa parandaluese

Aktuale

Avokati Vërtopi: Numri i vrasjeve mund të rritet nëse nuk merren masa parandaluese

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:49
Florin Vërtopi

Avokati  Florin Vërtopi, ka deklaruar se vrasjet e fundit në Kosovë nuk kanë të bëjnë me Qeverinë aktuale. Sipas tij pas lufte në Kosovë është dashur të formohen programe nacionale për luftimin e krimit.

Vërtopi tha se Kosova është pothuajse e fundit në rajon për nga numri i vrasjeve, derisa theksoi se numri i tyre në Kosovë mund të rritet e po ashtu krimi i organizuar nëse shteti nuk bën hapa parandalues.

“Ky fenomen duhet të studiohet më thelle, nuk ka të bëjë me një qeveri. Ky fenomen ka qalu kur jem liru nga okupatori, është dashur të sajohen programe nacionale për luftimin e krimit, për vrasjet. Kosova nuk qëndron në vendin e parë me vrasje në regjion, Kosova është pothuajse në vendin e fundit. Mjerisht me keqardhje se çdo jetë e humbur është dhimbje, mirëpo nuk duhet ta shohim prej prizmit që kanë ndodh në tri vrasje, kur e dimë që Kosova po fluturon me shpejtësi të raketës në aspektin e zhvillimit, kurse ne jemi duke funksionu me programe nacionale si kërmilli. Te ne nuk ka vrasje masoviake sikur në botën perëndimore. Edhe nuk ka vrasje serike. Kodi penal i sanksionon këto forma, janë marrë edhe sociolog… këto kanë ndodh janë duke ndodh dhe do të ndodhin, bile do të ashpërsohen. Te ne hala nuk është hala funksional krimi i organizuar, do të vijë edhe ajo nëse flejmë”, tha ai.

Sipas tij shteti duhet të themeloj një plan nacional për dorëzim të armëve pa leje nga qytetarët e Kosovës.

“Duhet themelohet një plan nacional, të bëhet amnesti të dorëzohen armët, të legalizohen. Të jenë gjykatat aktive për gjykime në këso çështje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat