Ish-ministri i Punëve të Brendshme: Ky është shkaktari i vrasjeve në Kosovë

Aktuale

Ish-ministri i Punëve të Brendshme: Ky është shkaktari i vrasjeve në Kosovë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:37
Bejtush Gashi

Bejtush Gashi, ish-ministër i Punëve të Brendshme duke iu referuar rasteve të vrasjeve ditëve të fundit në Kosovë tha se si shkaktar kryesor është brishtësia e institucioneve të zbatimit të ligjit në vend.

Kjo sepse sipas, Gashit, institucionet e sigurisë publike janë të përqëndruara në katër komunat veriore të vendit, e me këtë ka ra edhe interesimi për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët pa përjashtim.

“Shkaktari kryesor është brishtësia e institucioneve të zbatimit të ligjit për të garantuar soguri për qytetarët dhe në këtë drejtim këto grupe po e shfrytëzojnë këtë  rast dhe zhvillojnë aktivitete kriminale të cilat nuk arrihen të penalizohen me kohë. Sistemi sidomos i institucionet e sigurisë publike për shkak të përqndrimit të madh në katër komunat e veriut ka ra interesimi në angazhimin e institucioneve të këtyre institucioneve përgjegjësi për të garantu siguri për të gjithë qytetarët pa përjashtim për të aktivizuar  mekanizmat e institucioneve të ligjit për t’i parandalu këto fenomene”, tha ish-ministri Gashi.

Gashi tha se fenomenet e vrasjeve në Kosovë mund të parandalohen nëse aktivizohet strategjia e policisë në bashkësi e cila sipas tij, është treguar e suksesshme në disa vende.

Ai përmendi edhe shkallën e reagimit policor në vendin tonë e që sipas tij, është 14 min nga koha e marrjes së informatës nga Policia. E ky reagim sipas tij, është i vonuar sepse siç tha ai, për 14 minuta kryesit e veprave të tilla mund të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Këto fenomene mund të parandalohen nëse aktivizohet strategjia që është në funksion, strategjia e policisë në bashkësi e cila është tregu shumë e suksseshme dhe shumë efikase. Dhe ky efikasitet tani nëse e llogarisim përqindjen në rafshin reagues në 100 sekonda është në disa shtete të Bashkimit Evropian , shkalla e reagimit policor te ne nga momenti i marrjes së informatës deri në vendngjarje është 14 min. Për 14 min strukturat që kryejnë aktivitete të tilla mund të largohen nga vendi i ngjarjes dhe është problem pastaj me i identifiku kryesit e veprave penale”, tha ai.

Teksa shtoi se një deklaratë mbrëmshme ishte inkurajuese se më në fund përveç policisë që do të aktivizojë planin oporacional, do të aktivizohen edhe struktura tjera të cilat shpresoj që do të japin rezultate”.

Ndryshe tri vrasje kanë ndodhur vetëm gjatë kësaj jave në disa lokale në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat