Vrasjet në Kosovë - Ish-ministri i reagon Bekë Berishës i cili kërkoi orë policore

Aktuale

Vrasjet në Kosovë - Ish-ministri i reagon Bekë Berishës i cili kërkoi orë policore

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:40
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i Komisionit të Kuvendit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Bekë Berisha ka reaguar sot pas vrasjeve që janë duke ndodhur javën e fundit në Kosovë.

Ai i ka bërë thirrje drejtorit të policisë të dal me një plan konkret, madje ka kërkuar edhe orë policore.

Ndërsa për këtë deklaratë të Berishes, ish-ministri i Mbrojtjes, Bejtush Gashi ka thënë se Kosova nuk është në atë shkallë sa të vendoset ora policore.

Kjo sepse sipas Gashit, akte të tilla kriminale ndodhin kudo, por që sipas tij, për parandalimin e tyre do të duhej të merren masa paraprake nga sistemi i institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Nuk kisha dashtë me komentu këtë deklaratë, por nuk jemi në atë shkallë. Akte kriminale ndodhin kudo, por për parandalimin e tyre duhet të merren masa paraprake. Të funksionon sistemi i institucioneve të zbatimit të ligjit, përkatësisht policia të merr masa parandaluese, të zbatoj strategjitë që  i ka dhe institucioni përkatësisht, institucionet e drejtësisë të përshpejtojnë me procedurat dhe kryesit e veprave të tilla”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat