​Kurti: Listat e pritjes në Onkologji do të largohen brenda këtij viti

Aktuale

​Kurti: Listat e pritjes në Onkologji do të largohen brenda këtij viti

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:56
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas përurimit të aparatit të dytë për rrezatimin e pacientëve të sëmurë me kancer në Klinikën e Onkologjisë, do të largohen listat e pritjes brenda këtij viti.

Ai tha se akseleratori i dytë është i teknologjisë moderne.

Vënien në funksion të tij e mirëpriti edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ndryshe, Kurti nga Klinika e Onkologjisë në QKUK nuk ka dashur që të flas për çështje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat