Gruda: Ligji për Zyrtarë Publik kishte për qëllim të mbushte administratën me njerëz të VV-së

Aktuale

Gruda: Ligji për Zyrtarë Publik kishte për qëllim të mbushte administratën me njerëz të VV-së

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:02
Përparim Gruda

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrezuar disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publik, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim opozita.

Përparim Gruda, koordinator për drejtësi në PDK ka thënë se ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

“Gjykata Kushtetues ka thënë disa nenë të cilat ne i kemi kontestua, janë jokushtetuese. Ai ligj hynë në fuqi me automatizëm brenda afatit që e dekreton presidentja, minus këto nene që i ka rrëzuar gjykata. Për nenet që i ka rrëzuar gjykata, Qeveria ose Kuvendi duhet që të marrë një nismë të re për të i plotësuar dhe për t’i sjell në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm që të rikujtojë për opinionin, se e thamë këtu që Qeveria ankohet që ne i vonojmë procedurat…një muaj para se ky ligj të shkojë në Kuvend, kur është një drafti i parë, ne si PDK kemi mbajt konferencë… dhe kemi adresu të gjitha pikat, ku ky ligj pritet më qenë jokushtetues. Ne i kemi thanë mos e dërgoni këtë ligj, mos e dërgoni në Kuvend, se ky ligj është ndesh me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që kemi me BE-në, në këto pika dhe i kemi numëruar…këta se kanë dëgjuar këshillën tonë e kanë miratuar”, tha Gruda.

Ai tha se më këtë ligj, LVV ka pasur për synim ta mbushte administratën publike me njerëz të tyre.

“Ne e kemi dërguar në gjykatë dhe kemi arrit me argumetu se janë shkelje, gjykata i ka gjete të njëjtat shkelje…Mendojë që ka qenë një fitore jo vetëm e personave që punojnë në administratë, por e shtetit të Kosovës, pasi ai ligj ka pasur për synim realisht të krijojë vende dhe të mbushë administratën publike me njerëz të partisë në pushtet(LVV) dhe në këtë mënyre të shkatërrohet administrate publike”.

Ndryshe,Kushtetuesja ka bërë me dije se anëtaret e kësaj gjykate kanë vendosur se ligji nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës.

Sipas njoftimit, ligji mund të dekretohet nga presidentja pas ndryshimit të këtyre neneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat