Vrasjet që tronditën Kosovën, eksperti i sigurisë: Duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale

Aktuale

Vrasjet që tronditën Kosovën, eksperti i sigurisë: Duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:41
Avni Islami

Njohësi i sigurisë, Avni Islami, për vrasjet e fundit në vend ka thënë se institucionet shtetërore duhet të kryejnë punën e tyre dhe të dyshuarit për vrasjet duhet të dalin para drejtësisë.

“Rastet e tilla që i pamë, sidomos vrasjen në kryeqytet ku aty ishte një vend i frekuentuar nga njerëzit ka vendosur në pah se institucionet e sigurisë e në veçanti organizuesit e ndejave të tilla ku numri i të frekuentuarve është jashtëzakonisht i madh, duhet të bëhet një menaxhim më i mirë”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale.

“Kësisoj duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale”, ka thënë ai.

Ndërsa, për personat e shpallur në kërkim, Islami ka thënë se Policia e Kosovës në mënyrë intensive të fillojë ndjekjen e të dyshuarve dhe se, sipas tij, një ndihmesë të madhe do ta jepnin qytetarët përmes bashkëpunimit me institucionet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat