Një tjetër kontingjent i Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Aktuale

Një tjetër kontingjent i Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:42
Kontingjent i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se një tjetër kontingjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Sipas tij, kjo e tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbrojtur paqen në rajon.

“Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat