Përjashtimi nga Defender/ Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

Aktuale

Përjashtimi nga Defender/ Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:15
Ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha

Ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania  ku tha se Kosova me përjashtimin nga Defender 2023, humbi mundësinë e saj për të certifikuar ushtrinë.

Sipas Berishës kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse ministri i mbrojtjes Armend Mehaj vendosi të japë dorëheqjen.

“Ne ishim shteti i vetëm apo forca e vetme që u penalizua në Defender 2023 dhe ishim shteti i katërt në botë nga 25 shtete që merrnin pjesë që kishim numrin më të madhe të ushtarëve. Fakti që ne u përjashtuam dhe u penalizuam nga ky formacion ka bërë që Mehaj të shqetësohej.

Ai e di mirë se çfarë do të thotë përjashtim. domethënë humb shansin e validimit të certifikimit të kapaciteteve tona ushtarake për të qenë pjesë interoperative e operacioneve ndërkombëtare”,-tha Hisen Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat