“Radomiroviq nuk ishte pjesëmarrës në luftë”, Haxhiu i reagon Rexhajt: Tentativë me e ndryshu historinë

Aktuale

“Radomiroviq nuk ishte pjesëmarrës në luftë”, Haxhiu i reagon Rexhajt: Tentativë me e ndryshu historinë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:33
Bekim Haxhiu.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar reagimet lidhur me emërimin e Radoica Radomiroviq si zv/ministër, ku ky i fundit e kishte pranuar se ka qenë pjesë e ushtrisë jugosllave në luftën në Kosovë.

Megjithatë, Rexhaj ka deklaruar se ky zv/ministër nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë.

Rreth kësaj deklarate të Rexhaj, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo mendësi me i amnistu kriminalët serbë është tentativë me ndryshu historinë.

Ai tutje ka thënë se Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së, duke i përbuzur dhe etiketuar “mercenar”.

Postimi i plotë:

Nuk mund ta ndryshoni historinë!

Nuk mundeni as nuk do t' ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë, t’i shpallni të pafajshëm.

Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë- jo s'ka qenë.

Kjo mendësi me i amnistu kriminelët serbë sikur Ivanoviqin, Radojqiçin, e tash këtë Radomiroviqin duke e emëruar zëvendës ministër është tentativë me ndryshu historinë, mendësi jugonostalgjike.

Qeveria Kurti dhe LVV-ja, vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, duke i etiketuar “mercenar”, e duke i përjashtuar nga paga minimale, ndësa veteranët e ushtrisë serbe i emëron në pozita udhëheqëse shtetërore.

Është për keqardhje deri ku ka shku degjenerimi i këtij pushteti.

Veprimet e tij përçarëse po i bëjn dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndieshme të historisë së lavdishme, UÇK-né.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat