Mafia e Vuçiqit në veri, Gashi vjen me nje deklaratë të fortë – ua bën me dije këtë gjë serbëve!

Aktuale

Mafia e Vuçiqit në veri, Gashi vjen me nje deklaratë të fortë – ua bën me dije këtë gjë serbëve!

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:08
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Analisti Lirim Gashi ka komentuar veprimtarinë e grupeve kriminale serbe në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook u shpreh se Vuçiqi e ka kthyer veriun e vendit tonë në një ‘lavatriçe’ për larjen e parave të pista.

Ai tha krimi i organizuar në komunat veriore të Kosovës nga mafia e Vuçiqit, do duhej të mjaftonte që BE dhe SHBA të mos e përmendin kurrë fjalën ‘Asociacion’.

Fakti që mafia e Vuçiqit e ka shndërruar veriun e Kosovës në Kazablanca të inteligjencës serbe, ruse dhe kineze dhe në Eldorado të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të mjaftojë që SHBA-ja dhe BE-ja të mos e përmendin kurrë më fjalën "Asociacioni i Komunave Serbe", e lëre më t'i bëjnë presion qeverisë së Kurtit për ta themeluar atë me procedurë të përshpejtuar, sepse është republika private e Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviçit”, shkroi ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fakti që mafia e Vuçiqit e ka shndërruar veriun e Kosovës në Kazablanca të inteligjencës serbe, ruse dhe kineze dhe në Eldorado të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të mjaftojë që SHBA-ja dhe BE-ja të mos e përmendin kurrë më fjalën "Asociacioni i Komunave Serbe", e lëre më t'i bëjnë presion qeverisë së Kurtit për ta themeluar atë me procedurë të përshpejtuar, sepse është republika private e Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviçit.

Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se Vuçiq po shpërdoron taksat e tyre për të krijuar një klan mafioz shumë herë më të fortë se ai i Zemunit, i cili po e kthen veriun e Kosovës në lavatriçe për larjen e parave të pista, që njerëzit e tij që flasin serbisht dhe shqip i kanë vjedhur nga buxheti i Serbisë dhe i Kosovës dhe ua kanë dhuruar bosëve më të mëdhenj të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët janë miqtë e tij më të ngushtë.

Sepse këto para të pastruara më vonë kthehen në Serbinë qendrore dhe i bëjnë shumë qytetarë të Serbisë të pastrehë, sepse në parcelat e tyre ndërtohen ndërtesa gjigante, ndërsa pronarët e tyre, të cilët janë bosët kryesorë të mafies së Vuçiqit, nuk u japin atyre asnjë kompensim financiar për shpronësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat